Shesheli tregon se si gjenerali kroat futi helmin në gjykatë

29.11.2017 17:44
Shesheli tregon se si gjenerali kroat futi helmin në gjykatë

Duke marrë parasysh se Tribunali Hagës ka një siguri të nivelit shumë të lartë, shtrohet pyetja se si ka mundur gjenerali kroat Praljak të fuste diçka brenda gjykatës.

Pasi që dëgjoi aktgjykimin me të cilin u dënua me 20 vjet burgim, gjenerali Slobodan Praljak piu diçka prej një gote të vogël, e që besohet të jetë helm, u ul në karrige dhe menjëherë  dukej se filloi të përjetonte dhembje.

Një njeriu që e ka përjetuar një proces në këtë Tribunal, Vojislav Seselj, ka bërë të ditur mënyrën e vetme si ka qenë e mundur të futet shishja e vogël brenda.

“Kontrolli është i rreptë edhe kur të sjellin, edhe kur të largojnë prej aty, të heqin edhe këpucët. Edhe unë pyetem se si  mundi të fuste diçka. Nuk besoj se ajo iu dorëzua në gjykatës. Mënyra e vetme si ka mundur të fuste shishen e vogël është nëse e ka lidhur për organeve gjenitale. Sepse kjo është pjesa e vetme e trupit ku nuk të preknin”, ka shpjeguar Seselj.

Praljak është një ndër 6 kroatët që po gjykohen në Tribunalin e Hagës, për krime luftë në Bosnje e Hercegovinë.

Ai i ishte bashkuar ushtrisë kroate vullnetarisht kur nisi lufta në Jugosllavi në vitin 1991, kur edhe formoi të cilit iu bashkuan edhe artistë dhe intelektualë kroatë.