Shesheli tregon “recetën” për Kosovën  

Shesheli tregon “recetën” për Kosovën   

 

Kandidati i Partisë radikale serbe, Vojislav Sheshel, i cili paralajmëron fitore ndaj rivalit Aleksandar Vuçiq, ka një “recetë” për Kosovën.

Ai ka thënë se po të ishte në krye të shtetit do të kushtëzonte dialogun Kosovë-Serbi me formimin e asociacionit dhe të suspendohej vendimi për siç ka thënë ai grabitjen e pasurisë serbe.

“Kryetari i shtetit këtu mund të bëjë asgjë i pavarur. Do të insistoja që bisedimet të ndërpriteshin derisa të mos formohej Asociacioni i Komunave serbe dhe deri sa të mos suspendohej vendimi për grabitjen e pasurisë serbe”, Sheshel për “novostionline”.

Më tutje Shesheli ka thënë se në negociata si mbrojtëse e Serbisë do të insistoja që të përfshihet edhe Rusia, pasi që sipas tij Kosova ka mbrojtës perëndimin.

“Do të insistoja edhe që Rusia të përfshihej në negociata si mbrojtëse e Serbisë, sepse shqiptarët kanë shumë mbrojtës në Perëndim. Do të kërkoja që të aktivizohet Rezoluta 1244 me të cilën është paraparë kthimi i 1000 ushtarëve e policëve në Kosovë dhe që dialogu të kthehet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Sheshel./Insajderi.com