Shesheli shan rëndë deputetët serbë

Shesheli shan rëndë deputetët serbë

Lideri i Partisë radikale serbe, Voisllav Sheshel, ishte në qendër të vëmendjes pasi përdhosi flamurin kroat dhe shau delegacionin e Kroacisë në Beograd, e cila çoi në tensionimin e raporteve ndërmjet dy shteteve, më të ashprat këto pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavinë.

Por, ai nuk ka përtuar të fyejë as deputetët e Kuvendit të Serbisë, përkatësisht deputeten Marinika Tepiq.

Deputetja serbe gjatë diskutimit ka pyetur prokuroren Zagorka Dolovac nëse do të marrë nismën për ndalimin e Partisë Radikale Serbe, pas vendimit të Tribunalit të Hagës për të dënuar me 10 vjet burg Sheshelin, për shkak të krimeve të luftës.

Sheshel reagoi ndaj kësaj deklarate duke e fyer deputeten me fjalët: “… nënën e usteshes”.

Gjithë kjo është xhiruar përmes telefonit nga deputeti i DS-së, Radoslav Milojiçiq, të cilin Sheshel po ashtu e ka sharë në të njëjtën mënyrë.

Kryesuesi i seancës Verolub Arsiq nuk ka reaguar dhe Milojiçiq thotë se ai “nuk kishte dëgjuar sharjet”.