Sherr mes të rinjsh në Tiranë, një i arrestuar

Sherr mes të rinjsh në Tiranë, një i arrestuar

Disa të rinj janë konfrontuar rreth orës 01.05 të natës në rrugën “Brigada 8” në kryeqytet ku dhe ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia e Tiranës bën të ditur se si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grushta.

Duka, është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim Krimi”. Gjatë konfliktit njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri.

Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.