Sherr eurodeputetësh për një deklaratë për gratë

Sherr eurodeputetësh për një deklaratë për gratë

Lajmi për përplasjen mes eurodeputetit Janusz Korëin-Mikke dhe koleges spanjolle Iratxe Garcia Peres është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa qëndrimi i tij mund t’i kushtojë ligjvënësit polak më shumë sesa thjesht reputacionin.

Një hetim i brendshëm ka nisur tashmë mbi 74-vjeçarin dhe nuk është çudi të përfundojë me masa ndëshkuese. Korëin-Mikke shkaktoi indinjatë me deklaratën e bërë në sallën e Parlamentit në Strasburg, ku tha se gratë duhen paguar më pak sepse nuk mund të krahasohen me meshkujt.

“Gratë nuk duhet të fitojnë sa meshkujt sepse janë më të dobëta, më të vogla dhe më pak inteligjente se ata. Prandaj, ato duhet të paguhen më pak, kjo është e gjitha”, tha Korëin-Mikke.  Peresi nuk ngurroi t`i përgjigjej: “Sipas teorisë suaj, unë nuk duhet të isha fare këtu si anëtare e këtij Parlamenti. E di që ju bezdis dhe ju mërzit shumë fakti që gratë mund t’i përfaqësojnë qytetarët në të njëjtin nivel me ju dhe mendoj se duhet t’i mbroj gratë europiane nga meshkuj si puna juaj”.

maxresdefault

Deklarata e euroskeptikut shkaktoi indinjatë brenda dhe jashtë sallës dhe nxiti nisjen e një hetimi, i cili të verifikojë nëse Korëin-Mikke ka shkelur rregullat e etikës që ndalojnë përdorimin e gjuhës apo sjelljen ofenduese, raciste dhe ksenofobe. Një grup ligjvënësish i ka kërkuar Presidentit të PE-së, Antonio Tajani sanksioninimin e polakut për komentet “e turpshme”.

Ndëshkimi për një qëndrim të tillë mund të jetë gjoba, por në varësi të rëndesës së situates, ai mund të shkojë deri në pezullim të përkohshëm.