Sherr me Conte, Costa nuk grumbullohet ndaj Leicester

Sherr me Conte, Costa nuk grumbullohet ndaj Leicester

E ardhmja e sulmuesit Diego Costa te Chelsea është vënë në dyshim serioz pas një sherri që ka pasur me Antonio Conte në lidhje me gjendjen e tij fizike. Sulmuesi i Spanjës nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit londinez për ndeshjen e së shtunës kundër Leicester kampion dhe e ardhmja e tij te “blutë” është në udhëkryq, pas një debati të ndezur që ka pasur me trajnerin Conte, në lidhje me një dëmtim të pësuar nga lojtari në stërvitje.

Costa beson se po vuan nga një shqetësim në fund të kurrizit, por pjesëtarët e stafit mjekësor të Chelsea konfirmojnë se qendërsulmuesi nuk është i dëmtuar dhe Conte, normalisht, ka mbajtur krahun e të besuarve të tij.

Gjatë debatit mes Costa dhe mjekëve të klubit ka ndërhyrë edhe trajneri italian që ka kritikuar ashpër lojtarin. Shtypi on-line në Angli shkruan se menaxheri i Costa ka nisur bisedimet me klube kineze për një marrëveshje fitimprurëse.

Zyrtarisht, klubi i Chelsea ka thënë se Costa nuk do të luajë sepse është i dëmtuar dhe duket se ka fituar varjanti i futbollistit, por padyshim që Conte ka të ngjarë të tregohet “i hekur” dhe të nis planet me golashënuesin më të mirë me 14 gola në 19 ndeshje të luajtura në këtë kampionat.

Në vend të tij do të luajë sulmuesi i Belgjikës, Michy Batshuayi, ndërsa nga merkato pritet të vijë Fernando Llorente nga Swansea.