Sherifi: Nisma do të bashkë qeverisë në 11 komuna

Sherifi: Nisma do të bashkë qeverisë në 11 komuna

Billall Sherifi, nga NISMA për Kosovën ka thënë se Malisheva mbetet serish me Nismën edhe 4 vitet e ardhshme.

“Falënderojmë të gjithë që kanë mbështetur Begajn në marrjen e mandatit të dytë. Zotohemi nga këtu se do të punojmë ashtu siç kemi punuar gjatë katër viteve të kaluara”, tha ai.

Sherifi tha se Nisma në këto zgjedhje ka pasur  koalicione në disa komuna, duke thënë se në të gjitha komunat ku Nisma ka pasur marrëveshje për koalicion ka pasur fitore.

“Siç e dini në Prizren ka pasur një marrëveshje dhe në të gjitha komunat ku NISMA ka pasur koalicion apo ka mbështetur kandidatët ka pasur fitore, siç është Vushtrria, Suhareka, Rahoveci, Mitrovica, Ferizaj dhe Kamenicë”, theksoi Sherifi.

Sipas tij, NISMA për Kosovën,  do të jetë në 11 komuna në bashkëqeverisje ku ka qenë në balotazh apo që i ofruar  mbështetjeje kandidatëve respektivë.