Sherifi: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë se shpenzimet financiare për koncertin e Nënës Terezë në Vatikan, një ditë para shenjtërimit të saj, do t’i pengonin edhe vet humanistes shqiptare po të ishte gjallë.

Sherifi: Në Shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë “djajtë”

Sipas Sherifit, ata që kanë bërë këta organizim “nuk janë në mend”. Ai madje ka shkruar se “në shenjtërimin e Nënës Terezë nuk kanë çka kërkojnë ‘djajtë’”.

“Jo, o të mjerë! Kështu nuk nderohet një figurë si ajo e Nënës Terezë. Përkundrazi, me spektakle të tilla ju e fyeni Nënën Terezë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, raporton Insajderi.

“Ajo do të nderohej sikur paratë e harxhuara për spektaklin në emër të saj por për interesa të marketingut tuaj personal, t’i kishit mbledhur dhe t’ia kishit dhuruar misionit të themeluar nga ajo”, ka deklaruar Sherifi.

Dihet së në koncertin për Nënë Terezën në Vatikan ishin figurat kryesore politike të Kosovës e Shqipërisë dhe ata pritet të jenë të pranishëm edhe nesër gjatë shenjtërimit të Nënës Terezë. /Insajderi.com