Albian Ajeti ka realizuar gol në ndeshjen që skuadra e tij St.Gallen po e zhvillon ndaj Thunit në Superligën e Zvicrës.
Kosovari 20-vjeçar realizoi gol në minutën e 19-të të takimit, raporton Insajderi.
Albiani është vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajetit, i cili aktivizohet me Crotonen në Itali. /Insajderi.com