Pasi shënoi një supergol nga distanca, Granit Xhaka i lënduar e ka lëshuar fushën në takimin që Arsenali po e zhvillon momentalisht ndaj Manchester United në Londër.
Mesfushori me origjinë nga Kosova e lëshou fushën në minutën e 75-të të takimit pas një lëndimi që e pësoi, raporton Insajderi.
Arsenali po avancon me rezultat 2 me 0 ndaj Manchester United.
Xhaka kishte qenë në dyshim për këtë ndeshje, mirëpo në momentet e fundit trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger kishte vendosur për aktivizimin e tij. /Insajderi.com