I shënoi gol Realit, tani rrezikon të burgoset

Sulmuesi i Las Palmas, Sergio Araujo po kalon një javë me përmbysje të mëdha në jetën e tij. Futbollisti që i shënoi gjigantit spanjoll Real Madrid javën e kaluar, rrezikon dënimin nga 6 deri në 12 muaj burgim.

I shënoi gol Realit, tani rrezikon të burgoset

Sergio Araujo, është futur në telashe pasi është ndaluar nga policia në gjendje të dehur. Sipas “Canarias7” ai ka qenë duke i dhënë makinës, ndërsa në testin e parë ka rezultuar pozitiv me alkool në masën 0.76 miligram për litër gjak.

 Araujo ka refuzuar testin e dytë të alkoolit, i cili do të dërgohej për testime. Në bazë të nenit 383 të Kodit Penal të Spanjës, Araujo rrezikon të dënohet nga 6 deri në 12 muaj burgim.

Kujtojmë se Araujo i realizoi golin Real Madridit në barazimin e fundjavës me rezultat 2:2.