Shënohet Dita Botërore e Teatrit

Shënohet Dita Botërore e Teatrit

Instituti ndërkombëtar teatror është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës. Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së.

Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese, shkruan KultPlus.

Kësisoj me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, edhe në Kosovë do të organizohen ngjarje të ndryshme duke nis nga protesta e aktorëve rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës e deri tek shfaqja e premierës “Anonimi i Venedikut”, i regjisores Drita Begolli në Teatrin Dodona.

Këto janë dy aktivitetet të cilat janë paralajmëruar të mbahen për ditën e teatrit në kryeqytetin kosovar.