Granit Xhaka ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e Arsenalit në Premier League. Futbollisti me origjinë nga Kosova shënoi në minutën e fundit të takimit.
Goli i mesfshorit të përfaqësueses së Zvicrës vulosi rezultatin pëfundimtar të takimit ndërmjet Hull Cityt dhe Arsenalit, 4-1 në të mirë të “topçinjve”.
Xhaka nuk startoi në këtë takim, por u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të. Ai ka luajtur nga fillimi vetëm njërën nga gjashtë ndeshjet e Arsenalit këtë stinor. /Insajderi.com