Sheiku i LDK-së

Sheiku i LDK-së

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka mbajtur të enjten një tubim parazgjedhor në komunën e Dragashit ku ka premtuar një program të zhvillimit ekonomik por në këtë tubim kanë ndodhur dy gjëra interesante.

Fillimisht në sallën ku ishte mbajtur tubimi kishte qenë e mbushur me fëmijë të cilët janë larguar nga salla, por aty ka qenë një tjetër simpatizant jo i zakonshëm.

Pjesë e fushatës së LDK-AKR-Alternativa ishte edhe sheiku i komunës së Dragashit.

Ai është shqiptar dhe në videon e transmetuar në kuadër të lajmeve në Klan Kosova ai dëgjohet teksa i uron fitoren këtij koalicioni.