Shefqet Krasniqi, RTK-së: Pata mendu që keni mbledh mend

Shefqet Krasniqi, RTK-së: Pata mendu që keni mbledh mend

Qysh në fillim të debatit në RTK, ish-imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi, kishte pasur një ankesë serioze ndaj RTK-së, shkruan Insajderi.

Televizioni publik kishte transmetuar  kronikën për shpalljen e vendimit ndaj Shefqet Krasnqit nga Gjykata Themelore e Prishtinës, por Krasniqit i kishte penguar cilësimi si imam kontrovers.

Krasniqi kishte reaguar mjaftë ashpër ndaj moderatorit Ridvan Berisha, të cilit i ka kërkuar ta fshijë atë kronik ku ai cilësohej si kontrovers.

Ai thotë se ka menduar se RTK “ka mbledhur mend” por që sipas tij ka ende trauma.

“Unë kam menduar që keni mbledh mend, por ju nuk paskeni mbledh mend ende. Qysh bre unë kontrovers, keni mbet me trauma ende. Qysh unë kontrovers, duhet me fshi atë çfarë jeni duke thënë ju aty në kronik”, kishte thënë Krasniqi gjatë këtij debati./Insajderi.com