Shefja e shtetit kanadez: Në vitin ’99, si astronaute Kosovën e fotografoja nga hapësira

Shefja e shtetit kanadez: Në vitin ’99, si astronaute Kosovën e fotografoja nga hapësira

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Kanada, është pritur nga homologia e tij, Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Julie Payette.

 

Nikoqirja i ka treguar presidentit kosovar se në vitin 1999, kur në Kosovë kishte luftë, ajo kishte punuar si astronaute, dhe e kishte fotografuar Kosovën nga hapësira.

“Nga lartë shihet vetëm globi, por jo edhe kufijtë“, i ka thënë Payette, Thaçit gjatë takimit, bën të ditur Presidenca, nëpërmjet një njoftimi.

 

I pari i Kosovës i ka shprehur homologes së tij kanadeze mirënjohje për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës tash e dy dekada.

“Jemi mirënjohës që keni ndihmuar Kosovën gjatë luftës, duke pranuar 7 mijë refugjatë, por edhe për kontributin në ndërtimin e paqes, duke qenë pjesë e KFOR-it, UNMIK-ut dhe organizatave të tjera ndërkombëtare“, ka thënë presidenti Thaçi.