Shefit të agjencisë kundër korrupsionit në Rusi i gjenden 122 milionë dollarë kesh

Një kontroll i befasishëm në shtëpinë e kreut të Antikorrupsionit në Rusi ka rezultuar shumë produktiv, me 120 milionë euro dhe 2.2 milionë dollarë kesh.

Shefit të agjencisë kundër korrupsionit në Rusi i gjenden 122 milionë dollarë kesh

Policia ruse ka kontrolluar shtëpinë e Dmitry Zakharchenkos, kreu i Departamentit të Industrisë dhe Energjisë në Administratën e Përgjithshme të Ekonomisë, Sigurisë dhe Luftës kundër Korrupsionit.

 

Hetuesit u kanë thënë mediave ruse se gjatë kontrollit është gjetur një çantë brenda të cilës ishin 120 milionë euro dhe 2 milionë dollarë.

“Ata shtojnë se këto nuk janë të vetmet asete të Zakharchenkos, por pritet që listës t’i shtohen edhe të tjera”, citohet një burim në agjencinë “RIA Novosti”.

Çanta me para është gjetur në studion e kreut të Antikorrupsionit, i cili ka refuzuar ta shpjegojë origjinën e parave, por ka thënë se nuk ishte fajtor për asgjë.

Zakharchenko është arrestuar për abuzim me pushtetin, pengim të drejtësisë dhe korrupsion, shkruan “RIA Novosti”, duke iu referuar një burimi brenda gjykatës.

Ai pritet të dalë para trupit gjykues në 8 nëntor. Avokatët e të arrestuarit kanë kërkuar lirimin me kusht kundrejt një garancie prej 70 milionë rublash (1 milion dollarë), transmeton Shekulli.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, paratë i përkisnin bankës NOTA, të cilës i revokuar licenca në nëntor të vitit të kaluar.