Shefi i OKB-së kërkon reagim masiv për të shmangur urinë në Somali

07.03.2017 15:28
Shefi i OKB-së kërkon reagim masiv për të shmangur urinë në Somali

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë masa për të shmangur urinë në Somali, ku si pasojë e thatësirave, tre milionë njerëz përballen me mungesa ushqimesh.

Somalia, e përfshirë nga lufta civile dhe anarkia, po përballet me krizën e tretë të urisë në 25 vjet.

Në vitin 2011, uria ka shkaktuar vdekjen e 260 mijë njerëzve.

“Ka shanse për të shmangur më të keqën… por, na duhet mbështetje masive e komunitetit ndërkombëtar për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve tragjike të vitit 2011”, tha Guterres, i cili qëndroi në kryeqytetin Mogadishu.