Shefi i lartë i Samsungut u dënua me 5 vjet burg për korrupsion

25.08.2017 14:33
Shefi i lartë i Samsungut u dënua me 5 vjet burg për korrupsion

Një gjykatë në Korenë Jugore e ka dënuar biznesmenin e pasur, Lee Jae, i cili është zëvendëspresident i kompanisë, Samsung, me 5 vjet burg për akuza lidhur me korrupsion.

Zoti Lee është dënuar sot për ryshfet, keqpërdorim, fshehje të pasurive tejoqeanit dhe për akuza të tjera.

I dënuari, Lee Jae, i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa avokatët e tij thanë se ai do të ankohet ndaj këtij vendimi.

Praktikisht, shefi i prodhuesit më të madh të telefonave të mençur në botë, ishte i arrestuar prej muajit shkurt të këtij viti, në skandalin që ka çuar në shkarkimin e presidentes së Koresë Jugore, Park Geun, në muajin mars.

Lee ishte akuzuar për dhënie të donacioneve në vlerë prej 36 milionë dollarësh, për fondacionet joprofitabile, të operuara nga personi, Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, në këmbim për favore politike.

Kundër zonjës Park dhe zotit Choi po zhvillohen procese gjyqësore, njofton REL.

Ky rast e ka shtuar zemërimin e opinionit kundër kompanive më të madhe të Koresë Jugore, të njohura me emrin “chaebols”.