Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen në një konferencë për media ka deklaruara se rritja ekonomike në Kosovë ka qenë e mirë por i duhet një rritje më e madhe për të ulur numrin e papunësisë.
Sipas Vermeulen, papunësia në Kosovë ka rënë nga 35 në 27 për qind, e që kjo sipas tij duhet të ulet.
Shefi i FMN-së për Kosovë tha se porosia e performancës financiare është e mirë por duhet të ketë kujdes tash në prag të zgjedhjeve.
Vermulen tha se pret reformë në skemën e veteranëve të luftës në mënyrë që shpenzimet të mbeten ashtu siç është lejuar.