Shefi i Bankës Botërore komenton raportin Donig Bussines, ju thotë liderëve të shtetit: S’keni bërë asgjë

01.11.2017 08:13
Shefi i Bankës Botërore komenton raportin Donig Bussines, ju thotë liderëve të shtetit: S’keni bërë asgjë

Marco Mantovanelli, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, e ka komentuar raportin e Doing Bussiness për Kosovën. Ai u ka thënë liderëve të shtetit se nëse nuk zbatohen në praktikë reformat që janë paraqitur në raport, ata nuk kanë bërë asgjë. Me raportin e Doing Bussiness janë krenuar edhe Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Kosova është në mesin e 10 ekonomive të mbarë botës që ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes, thuhet në raportin e Të bërit Biznes 2018, të publikuar sot nga Grupi i Bankës Botërore.

Por, reformat e paraqitura në këtë raport po kërkohet që të zbatohen edhe në praktikë. Një thirrje të tillë e ka bërë hiç më pak se Marco Mantovanelli, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.

Ai ka thënë se progresi i Kosovës në të bërit biznes është një lajm i mirëseardhur për ekonominë e Kosovës. Megjithatë, nëse këto reforma nuk zbatohen si duhet dhe në mënyrë konsekuente në praktikë, do të jetë e vështirë për Kosovën që të arrijë ndikimin e dëshiruar për rritjen e produktivitetit të firmave dhe për tërheqjen e më shumë investimeve.

“Kosova ka përmirësuar në vazhdimësi rregulloret e saj për biznes, siç edhe është konstatuar nga treguesit e raportit Të Bërit Biznes dhe është duke ngushtuar hendekun me vendet me performancën më të mirë”, tha Marco Mantovanelli.

“Megjithatë, nëse këto reforma nuk zbatohen si duhet dhe në mënyrë konsekuente në praktikë, do të jetë e vështirë për Kosovën që të arrijë ndikimin e dëshiruar për rritjen e produktivitetit të firmave dhe për tërheqjen e më shumë investimeve”, është shprehur ai

Për raportin e Doing Bussiness janë deklaruar edhe Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Që të dy, në deklaratat e tyre, kanë marrë për vete merita, duke thënë se me punën e tyre Kosova ka arritur të këtë ngritje në renditje të raportit.