Shefen e KQZ-së e çudit rezultati i Istogut

Shefen e KQZ-së e çudit rezultati i Istogut

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur kësi lloj rezultati në zgjedhje.

Këtë reagim, Daka e bëri pas përfundimit të numërimit të votave me kusht dhe me postë  çka edhe bëri që përfundimisht Haki Rugova të fitojë Istogun.

Haki Rugova i LDK-së ka arritur të marrë gjithsej 10033 vota, ndërsa kundër kandidati i tij nga AAK-ja Gani Dreshaj 10019 vota.

Fitorja e Rugovës u arrit përmes 14 votave më shumë sesa kundërkandidati.

Istogu këto zgjedhje ka kaluar nëpër një dramë. Qytetarët e kësaj komune kanë dalë për të votuar tri herë. Rivotimi i djeshëm u mbajt pas vendimit të PZAP-së për shkak të manipulimeve të votave me postë.