Shefat e FBI-së dhe NSA-së dëshmojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

Shefat e FBI-së dhe NSA-së dëshmojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

Drejtori i agjencisë FBI, James Comey, sot pritet të dëshmojë në një komitet të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Ky do të jetë dëgjim i parë i hapur për involvimin e Rusisë në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Parashihet që në këtë dëgjim të paraqitet edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Mike Rogers.