Shefat e diplomacive G7 kanë marrë qëndrim unik kundër Rusisë

Vendet e G7 do t'i mbrojnë demokracitë e veta kundër përzierjes në proceset zgjedhore për çka e akuzojnë Moskën.

Shefat e diplomacive G7 kanë marrë qëndrim unik kundër Rusisë

Shefat e diplomacive të vendeve të Grupit të shtatë vendeve industriale më të zhvilluara – G7 kanë marrë qëndrim unik në takimin e mbajtur në Toronto kundër Rusisë duke pretenduar se do t’i mbrojnë demokracitë e tyre kundër përzierjes nëpër procese zgjedhore për çka po e akuzojnë Moskën.

Ministrja kanadeze Chrystina Freeland ka vlerësuar se Rusia duhet të dënohet sepse i ka diskredituar zgjedhjet në disa vende perëndimore, si dhe për shkak të helmimit të ish spiunit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani të Madhe, transmetojnë Insajderi.com.

Ministri britanik Boris Johnson ka vlerësuar se homologët e tij brenda G7 kanë treguar solidaritet të madh pasi forcat e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës i bombarduan stabilimentet ushtarake në Siri pas akuzës se pushteti sirian ka përdorur armë kimike në sulmin në Douma,  bastionin e fundit të kryengritësve në afërsi të Damaskut.

Ministrat nuk janë deklaruar mbi marrëveshjen bërthamore të gjashtë fuqive të mëdha me Iranin, dhe deri më 12 maj presidenti amerikan Donald Trump duhet të vendosë se a do të mbeten SHBA pranë kësaj marrëveshjeje apo do ta braktisin.

G7 përbëhet nga SHBA, Japonia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Kanadaja./Insajderi.com.