SHBA urdhëron Rusinë të mbyllë konsullatat

SHBA urdhëron Rusinë të mbyllë konsullatat

Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar këtë të enjte Rusinë të mbyllë konsullatën e saj në San Francisco, sikurse edhe përfaqësitë diplomatike në Uashington dhe Nju Jork deri më 2 shtator.

Kjo vendimmarrje vjen në kundërpërgjigje të vendimit të Rusisë për të reduktuar në numër misionet amerikane në Rusi, që Kremlini e vendosi pas sanksioneve amerikane për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina.

Tashmë, të dyja vendet mbeten me nga 3 konsullata secila në vendet respektive, shkruhet më tej në komunikatën zyrtare të Departamentit të Shtetit.