ShBA trajnon 25 pjesëmarrës të Shërbimit Spitalor të Kosovës  

ShBA trajnon 25 pjesëmarrës të Shërbimit Spitalor të Kosovës  

Me organizim të Ambasadës Amerikane, përkatësisht Zyrën për Mbrojte dhe bashkëpunim, në Prishtinë, po mbahet Seminari “Zhvillimi i Sistemeve Shëndetësore dhe Praktikat më të Mira”.

Përfaqësues të certifikuar nga  Instituti i Mbrojtjes i Operacioneve Mjekësore, po mbajnë ligjërata nga lëmi i menaxhimit të sistemeve shëndetësore dhe resurseve humane për 25 menaxherë dhe pjesëmarrës të përzgjedhur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Në ceremoninë hapjes, në emër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar  të Kosovës dhe të drejtorit të përgjithshëm dr. Curr Gjocaj, organizatorët dhe pjesëmarrësit i falënderojë  dr. Shemsi Veseli, anëtar i bordit në detyrë të SHSKUK-së.

“Ndihma dhe përkrahja e Ambasadës Amerikane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për  QKUK,  ka qenë e vazhdueshme dhe në të janë përfshirë  3 komponentë kyç, investimet në infrastrukturë në disa klinika në QKUK dhe pajisje mjekësore, përkrahje direkte për shërim pacientët tanë në Klinikën e Pediatrisë përmes profesionistëve shëndetësorë nga SHBA që kanë ndihmuar dhe mjekuar qindra fëmijë, ka thënë Veseli.

Sipas tij, kjo do të ndikojë në  ngritjen profesionale të njohurive të profesionistëve shëndetësorë dhe njerëzve që direkt merren me menaxhim.  Dr. Veseli duke rikujtuar edhe mbështetjen e përgjithshme që po bën SHBA për Kosovën, shprehu bindjen se bashkëpunimi dhe përkrahja do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ndërsa në emër të Zyrës për Mbrojte dhe Bashkëpunim e cila vepron në kuadër të Ambasadës Amerikane, foli Major Brian A. Devlin, i cili tha se qëllimi i këtij seminari është për të rritur aftësinë e të menaxhuarit në kujdesin shëndetësor.

“Qëllimi primar i këtij seminari është për të rritur aftësinë tuaj për të menaxhuar burimet e kujdesit shëndetësor,  të ju jap udhëzime për të punuar bashkërisht si partnerë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Njohuritë  e fituara  këtu, do ju ndihmojë si udhëheqës të kujdesit shëndetësor për të filluar në kërkim të mundësive për të përmirësuar financimin, organizimin dhe shpërndarjen e kujdesit shëndetësor në Kosovë” u shpreh ai. /Insajderi.com