SHBA tërhiqen nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për drejtat e njeriut?

SHBA tërhiqen nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për drejtat e njeriut?

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit që të mërkurën të publikojë se po tërhiqet nga Këshilli i KB për drejtat e njeriut, gjë që do të jetë tërheqja më e re e SHBA nga ndonjë institucion ndërkombëtar.

Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo dhe ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Nikk Haley do të kumtojnë sot së bashku në Departamentin e Shtetit vendimin për dalje nga trupi kryesor i organizatës botëror për drejta të njeriut, pretendojnë katër zyrtarë anonim të afërt në këtë çështje, transmeton AP.

Siç shtojnë ata, vendimin do ta arsyetoj ambasadorja Haley.

Përndryshe ajo vitin e kaluar tashmë ka kërcënuar me tërheqje, duke pretenduar si arsye se neni 47 i Këshillit është i anshëm në dëm të Izraelit.

Deri te publikimi i paralajmëruar mbi tërheqjen e SHBA vjen vetëm një ditë pasi shefi i KB i për drejtat e njeriut Zeid Raad al Husein e dënoi administratën e Trumpit për shkak të ndarjes së fëmijëve nga prindërit imigrantë në kufi të SHBA, vëren agjencia amerikane./Insajderi.com.