SHBA-të do të bllokojnë Vuk Jeremiqin në garën e OKB-së

Në garën e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kandidati serb Vuk Jeremiç mund të hasë në bllokimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan sot mediumi serb B92.

SHBA-të do të bllokojnë Vuk Jeremiqin në garën e OKB-së

B92 e cila citon një shkrim të gazetës britanike “The Guardian”, thotë se Washingtoni nuk e ka harruar kundërshtimin që Jeremiq ka bërë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe konsideron se ai e kishte përdorur postin e Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si një platformë për retorikën nacionaliste.

Gara për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, do të zhvillohet në raundin e pestë të votimeve dhe për postin pasardhës të Ban Ki-Mun, Jeremiq është i treti.

Deri më tani garës pop i prinë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, portugezi Antonio Guterres, ndërsa pas tij është Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak. /Insajderi.com