
Rreth 130 trupa ushtarakë amerikanë nga Batalioni i Parë i Tupelos do të vendosen për rreth 10 muaj në ndihmë të KFOR-it në Kosovë.
Siç raporton agjencia e lajmeve Associated Press, zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë thënë se këta trupa do të udhëtojnë të dielën për në Kosovë.
Ndërsa, atje do të përfundojnë trajnimin e nevojshëm për të filluar detyrën në KFOR, raporton Insajderi.
Zyrtarët kanë thënë se njësia ushtarake që do të dërgohet në Kosovë, do të ofrojë mbështetje në sektorin e aviacionit. /Insajderi.com