ShBA: Seancë publike për hetimin ndaj Rusisë

08.03.2017 08:35
ShBA: Seancë publike për hetimin ndaj Rusisë

Komiteti për Inteligjencë i Senatit të Shteteve të Bashkuara, do të mbajë seancën e parë publike dëgjimore më 20 mars, për hetimin ndaj ndërhyrjeve të dyshuara të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Kryetari i Komitetit, Devin Nunes, ka thënë se është planifikuar që të mbahen një seri e seanca publike. Ai ka thirrur drejtorin e FBI-së, James Comey dhe kreun e Agjencisë Kombëtare për Siguri, Admiralin Mike Rogers, që të dëshmojnë në seancën e parë dëgjimore.

Nunes ka thënë se ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, ish-drejtori i CIA-s John Brennan dhe ish-prokurori i përgjithshëm Sally Yates, janë në mesin e personave që janë thirrur nga komiteti, shkruan REL.

“Në këtë kohë, ne nuk do të thërrasim që të gjithë këta në seancën e 20 marsit”, është shprehur Nunes.

“Por, nëse duhet, ne do të thërrasim të gjithë ata që kanë informacione për këtë hetim”, ka thënë Nunes.