“SHBA nuk mbështet referendumin për pavarësi të Irakut Verior”

“SHBA nuk mbështet referendumin për pavarësi të Irakut Verior”

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson porositi se vendi i tij nuk mbështet referendumin për pavarësi të Irakut Verior, zbatimi i të cilit është planifikuar më 25 shtator.

Në njoftimin e kabinetit të kryeministrit irakian Haydar Al-Ibadi, theksohet se Ibadi ka kryer bisedë telefonike me shefin e diplomacisë amerikan, Rex Tillerson.

“Tillerson porositi se nuk mbështet referendumin i cili planifikon të zbatohet në Administratën Rajonale Kurde të Irakut Verior. Theksoi se për stabilitetin dhe për rindërtimin përsëri të vendit është e domosdoshme të investohen përpjekje të përbashkëta dhe të bashkëpunohet me Qeverinë qendrore në vend”, theksohet në njoftim.

Gjatë bisedës është folur edhe për aksionin e çlirimit të Mosulit, si dhe vizitat e fundit të Ibadit, në kuadër të së cilave qëndroi në Arabinë Saudite, Iran dhe Kuvajt, raporton AA.

Presidenti i Administratës Rajonale Kurde të Irakut Verior, Mesut Barzani, deklaroi se nuk do të heq dorë nga vendimi për shpalljen e referendumit për pavarësi dhe se “bëhet fjalë për një vendim për të cilin nuk mund të bëhen hapa prapa.”