Në bordin e avionëve që udhëtojnë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut drejt Shteteve të Bashkuara nuk do të lejohen më pajisjet elektronike.

SHBA ndalojnë pajisjet elektronike në bordin e avionëve

Është kjo masa e radhës e marrë nga administrata amerikane për udhëtarët që vijnë nga 8 vende me shumicë myslimane, me qëllim parandalimin e akteve terroriste.

Një burim qeveritar ka deklaruar për BBC se masa do të përfshijë pajisje si laptop, tableta me kamera, pajisje DVD dhe lojra elektronike, me përjashtim të telefonëve dhe mjeteve mjekësore.

Departamenti i Sigurisë së Brendshme dhe Administrata për Sigurinë e Transporteve nuk kanë reaguar lidhur me këtë vendim, por pritet që më vonë Departamenti të dalë me një njoftim për shtyp.

Sipas burimit qeveritar, rregullorja e re do të të prekë 9 linja ajrore që veprojnë nga 10 aeroporte në 8 vende të botës. Lista e këtyre linjave nuk është publikuar ende, por sipas “Associated Press” ajo do të aplikohet në:

Aman, Jordani;

Kairo, Egjipt;

Stamboll, Turqi;

Jedah, Arabi Saudite;

Riadh, Arabi Saudite;

Kuvait;

Kasablanka, Marok;

Doha, Katar;

Dubai, EBA;

Abu Dhabi, EBA.