Shaqiri uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Shaqiri uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Futbollisti i përfaqësueses zvicerane, me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka uruar për përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës.

Me një foto të publikuar në Facebook, Shaqiri ka shkruar në anglisht: “Urime Pavarësinë Kosovë! Vendi ku linda. Nga Shaqiri me familje”.

Mesfushori i Stoke Cityt në Angli ka lindur në fshatin Zhegër të Gjilanit, derisa si 2-vjeçar kishte lëvizur bashkë me familjen në Zvicër. /Insajderi.com