Shaqiri mund të kalojë tek Roma, thotë agjenti i tij

Agjenti i Xherdan Shaqirit, njëkohësisht edhe vëllai i tij, Erdini, ka thënë se mesfushori kosovar i Stoke Cityt mund të jetë i interesuar për një lëvizje në Romë, gjatë muajit janar.

Shaqiri mund të kalojë tek Roma, thotë agjenti i tij

Erdin Shaqiri në një prononcim me gazetën italiane Corriere Dello Sport ka folur rreth të ardhmes së futbollistit.

“Janari është mjaft larg por ne kemi kohë për t’i shqyrtuar ofertat. Roma? Kurë mos thuaj kurrë”, ka thënë ai për Corriere Dello Sport, raporton Insajderi.

Për Shaqirin ka shprehur interesim skuadra e Romës, e cila e konsideron kosovarin si zëvendësuesin më të mirë për Mohammed Salah, i cili do të mungojë prej muajit janar deri në shkurt, për shkak të angazhimeve me kombëtaren e Egjiptit në Kupën Afrikës.

24-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në tri ndeshje të Premier Ligës në të cilat ka luajtur këtë stinor. /Insajderi.com