Xherdan Shaqiri ka falënderuar tifozët e Stoke Cityt për mbështetjen pavarësisht rezultateve të skuadrës, duke u premtuar atyre se skuadra angleze do të kthehet tek rezultatet pozitive.
Anësori shqiptar Xherdan Shaqiri, u rikthye të luajë pas më shumë se një muaji. Ai u paraqit në ndeshjen ndaj WBA-së, ku Stoke City barazoi 1:1.
Pas ndeshjes, Shaqiri falënderoi tifozët për mbështetjen, derisa u premtoi se rezultate pozitive do të vijnë në vazhdim të sezonit, përcjell Express.
“Tifozët vazhdojnë të na mbështesin. Ata ishin me ne përgjatë 90 minutave ndaj WBA-së. Jam me të vërtetë krenar për fansat tanë. Dua t’i falënderojë që gjithmonë janë prapa nesh, por duhet të përmirësohemi. Jam i sigurt se duke luajtur kështu mund të rikthehemi te fitoret dhe t’i gëzojmë ata”, ka deklaruar Shaqiri. /Insajderi.com