Shaqiri ka ende kohë për të ardhur tek Kosova

Shaqiri ka ende kohë për të ardhur tek Kosova

Xherdan Shaqiri mund të ndërrojë përfaqësuesen e Zvicrës për Kosovën edhe pas ndeshjeve që do zhvillojnë në shtator Kosova dhe Zvicra. Kështu tha sot kyzetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili la ende të hapur mundësinë që ylli i Stoke Cityt t’i bashkohet Kosovës.

“Shaqiri ka kohë ende për të ardhur te Kosova”, ka thënë Vokrri, i cili thotë se FIFA do të shqyrtojë kërkesat e secilit futbollistë.

Gjatë konferencës së mbajtur sot për medie, Vokrri ka theksuar se jo vetëm Shaqiri, por edhe yjet e tjerë të Zvicrës kanë mundësi deri më 4 shtator të bëjnë kërkesë në FIFA.

“Të gjithë lojtarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë deri më 4 shtator. Pa u bërë kërkesa dhe vullneti nga ata nuk ka asgjë, pasi nuk ka dokument që tani i ndalon ata pasi nuk është rregulluar”, tha Vokrri.

Kosova do të ndeshet ndaj Finlandës të hënën më 5 shtator në udhëtim, derisa përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaki publikoi sot listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje. /Insajderi.com