Shaqiri e uron Ahmetin për fitoren në Prishtinë: Urime Shpend! [Foto]

26.11.2017 16:24
Shaqiri e uron Ahmetin për fitoren në Prishtinë: Urime Shpend! [Foto]

Xherdan Shaqiri e ka uruar Shpend Ahmetin, për fitoren edhe të një mandati në Prishtinë.

Shpend Ahmeti është konfirmuar si kryetar i Prishtinës edhe për katër vite të tjera, raporton Insajderi.

Ahmeti publikoi një foto në profilin e tij në ‘Instagram’ pas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, ku ka marrë urime të shumta.

Ndër ta ishte edhe futbollisti kosovar dhe ylli i Premierligës, Xherdan Shaqiri.

“Faleminderit Prishtinë! Faleminderit Diasporë! Vazhdojmë reformat. Falënderoj të gjithë votuesit dhe gjithë qytetarët e Prishtinës”.

“Po ashtu i bëj ftesë të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të na bashkëngjiten në punën për një Prishtinë më të mirë”, ka shkruar Ahmeti në Instagram.

Kurse, Shaqiri ka komentuar në foto, duke e uruar Ahmetin për fitoren.

“Urime Shpend”, ka shkruar gjilanasi në komentin e tij në postimin e Ahmetit. /Insajderi