Artikull i Sponzorizua

Shaqir Totaj prezanton planin e tij ekonomik për Prizrenin

16.11.2017 21:34
Shaqir Totaj prezanton planin e tij ekonomik për Prizrenin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj ka mbajtur sot takim me simpatizantët e partnerit të saj të koalicionit AAK.

Gajtë këtij takimi Totaj ka prezantuar planin e tij zhvillimor në aspektin ekonomik për Prizrenin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Totaj ka shkruar se me përvojën e Lulzim Kabashit do ta avancojnë më shumë qeverisjen në Prizren.

“Para strukturave të AAK-së, aleaten tonë në këto zgjedhje, prezantova planin për një Prizren të zhvilluar ekonomikisht i cili do të filloj së zbatuari menjëherë pas fitores tonë me 19 Nëntor. Me përvojën dhe lidershipin e Lulzim Kabashit do ta avancojmë edhe më shumë qeverisjen”, ka shkruar Totaj.