Shala homazhe tek shtatorja e Adrian Krasniqit

Shala homazhe tek shtatorja e Adrian Krasniqit

Kandidatja nga radhët e PDK-së për komunën e Pejës, Sabiha Shala, bëri homazhe tek shtatorja e gjeneralit Adrian Krasniqi.

Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të tij ajo tha se: “Adrian Krasniqi, ishte nga celulat e para të UÇK-së që i dha goditje regjimit serb, nga i cili regjim u mohonte ekzistenca dhe çdo e drejt njerëzore e jona!”

“Tash 20 vite ne humbëm një student të ekonomisë, idealet e të cilit ishin për ta quar vendin përpara. Këtë amanet ia kemi borxh për t’ia quar në vend”, u shpreh më tej Shala.

Shala vazhdoi duke thënë se Adrian Krasniqi e kishte kuptuar drejt thënien “Ne jetojmë vetëm një herë, e nëse në këtë jetë jetojmë për ideale, atëherë është e mjaftueshme të themi se kemi jetuar!”