Shakaja e presidentit filipinas për përdhunimin e femrave që po kritikohet ashpër

Shakaja e presidentit filipinas për përdhunimin e femrave që po kritikohet ashpër

Presidenti i Filipineve është ndeshur me kritika të ashpra, pas një shakaje të “pavend” për përdhunimin, me ushtarët duke nxitur edhe reagimin e vajzës së Hillary Clinton.

Duke folur në një kamp pas vendosjes së ligjit ushtarak në të gjithë jugun e vendit, ai u tha oficerëve se atyre u lejohej të përdhunojnë deri në tri femra.

Kjo ishte shakaja e dytë për përdhunimin nga Presidenti Rodrigo Duterte që prej shpalljes së kandidaturës së tij, raporton “BBC”

Vajza e Bill dhe Hillary Clinton, Chelsea, shkroi në Twitter se “përdhunimi nuk ishte për të qeshur”.

Një grup humanitar i të drejtave të njeriut reagoi gjithashtu dukë thënë se komentimi i tij ishte “i pështirë” .

“Unë do të ha burg për ty, nëse ti përdhunon tri gra, do të them se e kam bërë unë…, por nëse martohesh me katër, gjej vend kur të futesh “, tha Duderte në atë që presupozohet të ishte një “shaka”.