Mikullovci, i cili është deputeti më i vjetër në Kuvend" />

Shakaja e Adem Mikullovcit që vuri në siklet Kadri Veselin – i shkriu së qeshuri deputetët

Shakaja e Adem Mikullovcit që vuri në siklet Kadri Veselin – i shkriu së qeshuri deputetët

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci pati një ankesë ndaj kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, në seancën e sotme.

Mikullovci, i cili është deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, u ankua se nuk po i kupton pikat e rendit të ditës, pasi Veseli po i lexon shumë shpejt.

Fillimisht, Mikullovci tha diçka që nuk e kuptoi askush në Kuvendin e Kosovës, duke e lënë të habitur e duke e vënë në siklet kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Por, pas disa sekondave në heshtje të Kadri Veselit, Mikullovci reagoi. Tha se kishte qenë duke e imituar leximin që e bënë kryetari Veseli.

“Sen s’po ju kuptoj, po lexoni shpejt, nuk po e di çka po votoj”, tha Mikullovci.

Veseli e falëndëroi Mikullovcin që ia dha këtë vërejtje e tha se do të ketë kujdes në leximin e pikave të rendit të ditës. /Insajderi.com

VIDEO:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=shakaja-e-adem-mikullovcit-qe-vuri-ne-siklet-kadri-veselin