Shaip Surdulli padit anëtaren e Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje

16.11.2017 21:41
Shaip Surdulli padit anëtaren e Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje

Shaip Surdulli kandidatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paditur anëtaren e Lëvizjes Vetëvendosje Mirvete Rashiti për shpifje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Surdulli ka shkruar se veprimet e e Lëvizjes Vetëvendosje janë të paranuara për të  dhe familjen e tij.

Sipas Surdullit Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se i njëjti i kishte thënë kundër kandidatit të tij Qëndron Kastrati “biri i një terroristi”.

“Fjalët si ‘terrorist’ nuk gjejnë vendë në fjalorin tim në jetën time të përditshme dhe për asnjë çmim nuk do ta etiketoja apo të urdhëroja strukturat e LDKse të bëjnë fushatë të tillë ndaj kundër kandidatit me këto terma. Prandaj, i demantoj të gjitha këto akuza dhe për këtë ju siguroj se do të mbetet vetëm një shpifje e inicuar nga radhët e Vetëvendosjes”, ka shkruar Surdulli.

Po ashtu ai ka shkruar se ka ngritur padi  edhe ndaj Mirvete Rashitit lidhur me një shkrim të saj të botuar në rrjetin e saj në Facebook.

“Kemi ngritur padi ndaj zj. Mirvete Rashiti, për shkrimin e saj në rrjete sociale, që më vonë u përhap në media nacionale dhe u dëmtua integriteti im moral dhe kombëtarë. Është përgjegjësi e saj ti vërtetojë akuzat ndaj meje apo ti publikojë iniciatorët e kësaj shpifje sa më shpejtë. Kjo padi të shërbej si mesazh se cdo shpifje pa bazë ka një çmim”, ka shkruar Surdulli. /Insajderi.com