Shahen thuajse çdo javë, por sa fiton një gjyqtar i Serie A?

Shahen thuajse çdo javë, por sa fiton një gjyqtar i Serie A?

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” ka publikuar të dhënat e pagesave të gjyqtarëve të Serisë A dhe mënyrën se si paguhen në një nga kampionatet ku polemikat nuk kanë fund thuajse në çdo javë.

Në vit, rezulton se për gjyqtarët italianë në total shpenzohen rreth 4 milionë euro. Por në rrogat dhe përfitimet e gjithsecilit prej 22 arbitrave, shpërndarja e parave ndikohet nga mosha, numri dhe lloji i ndeshjeve që drejtojnë dhe roli që kishin në ato ndeshje.

Secili kryesor merr 3800 euro bruto për ndeshje, ku nuk përfshihen shpenzimet për udhëtim apo akomodim, të cilat janë veçmas. Gjyqtarët pas porte dhe vijërojtësit paguhen 1 mijë euro në ndeshje, ndërsa gjyqtari i katërt përfiton 500. Këto shifra vlejnë për Serinë A.

Në Kupën e Italisë, fillohet me 1000 euro për kryesorët në fazat e para të turneut, deri në 3800 euro që përfitohen në finale, shkruan Panorama.

Të gjithë gjyqtarët kryesorë të Serisë A kanë një pagesë bazë vjetore prej 45 mijë eurosh, që arrin deri në 80 mijë për ata që kanë stemë ndërkombëtare. Këta të fundit marrin 1100 euro në nivelet më të ulëta dhe 4800 euro për nivelet më të larta që drejtojnë në garat ndërkombëtare.