Shafrani, një armë kundër kancerit

Shafrani, një armë kundër kancerit

Dikur konsiderohej si një erëz që mund të hidhej me raste tek gatimet. Ndërsa tani cilësohet si një super ushqim që mund të kurojë gjithçka, që nga problemet në zemër deri tek helmimi.

Në shtete si India, ku konsumi i tij është tepër i lartë, është vënë re se ka shumë pak raste të kancerit në zorrë mes popullsisë. A mund të ketë një lidhje mes tyre?

Një studim amerikan doli në përfundimin se kurkumini i shafranit mund të ndihmojë në ngadalësimin e progresit të kancerit të gjirit te minjtë.

Studime të tjera kanë gjetur se mund të ndihmojë në shkatërrimin e pllakave që formohen në tru dhe që lidhen me alcajmerin.

Kohët e fundit, një studim shkencor britanik, tregoi se një lugë çaji shafran në ditë ndihmon në mbajtjen larg të kancerit, depresionit dhe alergjive.