Sfarqa dhe Tahiri marrin mbështetje nga banorët e 5 fshatrave të Ferizajt

13.11.2017 23:24
Sfarqa dhe Tahiri marrin mbështetje nga banorët e 5 fshatrave të Ferizajt

Kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga LDK, Muharrem Svarqa ka zhvilluar takime me banorët e pjesës ku e ka kaluar fëmijërinë e tij.

“Takimet me banorët e pjesës ku jam rritur dhe kam punuar një kohë gjithmonë më emocionojnë pozitivisht. Banorët e fshatrave Sazli, Softaj, Talinovc i Muhaxherëve Papaz dhe Rahovicë na e premtuan përkahjen e tyre për programin dhe punën tonë”, ka thënë Sfarqa.

Sfarqa tha se janë të përkushtuar që të fitojnë ndershëm, aq sa secili votues te jetë krenarë me ta.

“Sonte në shkollën e fshatit Softaj bashkë me kryetarin e degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahirin bëmë thirrje gjithë elektoratit ferizajas që të jenë me ne të dielen , për të vazhduar qeverisjen e mirë dhe shërbimin ndaj qytetarit tonë të devotshëm. Jemi të përkushtuar që të fitojmë ndershëm ku secili votues do të jetë krenar me ne”, ka thënë Sfarqa.