Katër gola të shënuar dhe 3 asiste ka realizuar Granit Xhaka në sezonin e tij të parë me Arsenalin.
Siç shkruan sot uebfaqja zyrtare e Arsenalit, mesfushori ka luajtur plot 3,553 minuta në sezonin e tij debutues me klubin anglez.
Po ashtu, futbollisti me origjinë nga Kosova ka realizuar mbi 3 mijë pasime. Ai ka krijuar edhe 46 mundësi për gol, raporton Insajderi.
Xhaka u transferua në Arsenal verën e vitit të kaluar, për një shumë prej rreth 40 milionë eurove. /Insajderi.com