Sërish trazira në Turqi

30.07.2016 19:42
Sërish trazira në Turqi

Në juglindjen e Turqisë janë rikthyer trazirat. 35 militantë kurdë kanë mbetur të vrare nga forcat turke kur u përpoqën të sulmonin bazën ushtarake në rajonin Cukurca, pranë kufirit me Irakun, e njëjta zonë ku pak orë përpara kësaj ngjarjeje, 8 ushtarë kishin humbur jetën në përplasjet me kurdët.

Armëpushimi që ruante paqen e brishtë mes ushtrisë turke dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të shpallur të paligjshme nga Ankaraja zyrtare, mori fund korrikun e vitit të kaluar e që prej atëherë, operacionet ushtarake në juglindjen e vendit dhe sulmet hakmarrëse të PKK-se kanë kushtuar me qindra jetë njerëzish.

Vetëm dy ditë më parë, Turqia njoftoi një riorganizim të plotë të ushtrisë pas tentativës së dështuar për grusht shteti më 15 korrik. Rreth 1700 oficerë janë zhgraduar ndërsa 40% e gjeneralëve dhe admiralëve janë pezulluar krejtësisht, shkruan TCH.

Në incidentin e fundit, luftëtarët e PKK-së u diktuan nga ajri në kohën kur po avanconin drejt bazës së shënjestruar. Avionet turq nisën të qëllojnë duke vrarë 23 kurdë e 12 të tjerë vdiqën pas kësaj në luftimet e zhvilluara në terren.

PKK-ja e ka nisur në vitin 1984 rebelimin e saj si formë hakmarrjeje ndaj abuzimit masiv dhe diskrimit të bërë kurdëve nga autoritetet turke. /Insajderi.com