Serie A, video asistent duke filluar nga sezoni i ardhshëm

Serie A, video asistent duke filluar nga sezoni i ardhshëm

Kryetari i shoqatës së arbitrave italianë thotë se do të përdoret teknologjia e video asistentit në finalen e Coppa Italia, dhe do të përdoret rregullisht që prej sezonit të ardhshëm.

Si Juventus ashtu edhe Lazio kishin rënë dakord për përdorimin e video asistentit në finalen e kupës, por propozimi kishte nevojë për aprovimin e FIFA-s dhe bordit të shoqatës ndërkombëtare të futbollit.

Sot, presidenti i Associazione Italiana Arbitri (AIA) ka konfirmuar se teknologjia nuk do të përdoret për momentin, do të provohet në finalen e Coppa Italia, dhe do të bëhet pjesë normale e kampionatit në sezonin që vjen. “Do ta fillojmë “VAR” duke filluar nga ndeshja e parë e sezonit të ardhshëm,” shprehet Marcello Nicchi në fund të takimit të këshillit të FIGC. “Po presim aprovimin e bordit të futbollit ndërkombëtar.”(telesport)