Seremb Gjergji uron Thaçin, por jo edhe Ismet Hebibi

Seremb Gjergji uron Thaçin, por jo edhe Ismet Hebibi

Kandidati për president të Kosovës, Seremb Gjergji nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka uruar kundërshtarin e tij për postin e presidentit, Hashim Thaçin.

Ai i ka uruar sukses Thaçit në punën e tij si president.

“Urime Presidenti i ardhshëm i Kosovës. Urime z. Thaçi. Ju priftë mbarë dhe shumë suksese. Gezuar”, ka shkruar Gjergji.

Por këtë urim nuk e ka pasur kandidati tjetër i vetshpallur për president, Ismet Hebibi.

Ai në Facebook u është përgjgiur pyetjes së një qytetari se çfarë mendon për zgjedhjen e Thaçit president.

Ai nuk ka uruar Thaçin por vetëm ka thënë se shpreson të bëhet mirë.

“Do bëhet mirë, se me kështu s’bënë”, ka shkruar Hebibi, duke shtuar se kjo çfarë ka ndodhur në Parlamentin e Kosovës sot, ndodhë vetëm në Kosovë.