Serbia tërheq diplomatët nga Maqedonia

Serbia tërheq diplomatët nga Maqedonia

I gjithë personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup është tërhequr për konsultime në Beograd. Një dokument me përmbajtje të këtillë e ka pranuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Por në të nuk janë theksuar arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë.

Nga MPJ thonë se në komunikim me palën serbe po tentojnë t’i mësojnë arsyet e një hapi të këtillë.

Sipas konventës së Vjenës, Maqedonia ka marrë masa për mbrojtjen, sigurinë dhe integritetin e Ambasadës së Serbisë në Shkup.